Një shpërthim tritoli ndodhi pas mesnatë në oborrin e banesës së Fran Pajës në Shkodër, i cili punon si specialist në zyrën Juridike të Drejtorisë Rajonale të Transportit Rrugor.
Nga shpërthimi nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale të një mjeti ?Citroen? që ndodhej në oborr.
Në vendin e ngjarjes u vu re se ishte hedhur një sasi e vogël lënde plasëse. Gjatë kontrollit policia gjeti edhe një fitil zjarrpërcjellës me gjatësi 8 cm, që ka shërbyer për aktivizimin e eksplozivit.
Ngjitur me banesën ku ndodhi shpërthimi është shtëpia e vëllait të Pajës.
Policia po heton ngjarjen në konflikte të mundshme personale që mund të kenë pasur vëllezërit me persona të tjerë, por edhe atë që lidhet me detyrën e Fran Pajës, si jurist.
Tv Klan