Ora News - Asambleja Kombëtare, Balla flet për situatë gri brenda PS, bën me faj ministrat

2018-05-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në Asamblenë e Përgjithshme të Partisë Socialiste nuk kishte vetëm fjalë të mira si zakonisht. Sekretari i ri Taulant Balla tha se kjo është një situatë gri për partinë pasi ende ka shumë punë për të përmirësuar performancën e gjithsecilit.

Kryetari i Asamblesë së Përgjithshme Taulant Balla bëri një analizë të Partisë Socialiste dhe kërkoi angazhim për shpërbërjen e situatës që e quajti "gri" të Partisë Socialiste.

"Kohën e kemi para por nëse dielli duket që në mëngjes, 200 ditë i duhen për të shpërbërë situatën gri të gjëndjes aktuale të partisë tonë" tha Balla.

Ndonëse mbledhja u zhvillua për të ndryshuar sekretarët, një pjesë e të cilëve sipas Ballës nuk kanë punuar si duhet, u vendos t?iu jepet edhe një mundësi e dytë, madje duke shtuar edhe dy sekretarë të rinj. Teuta Boda, zëvendësministre e Drejtësisë, që do të mbulojë marrëdhëniet ndërkombetarë dhe Bledi Çuçi, deputet, që do të mbulojë çështjet zgjedhore.

Gramoz Ruçi ndërkohë do të jetë sërish pjesë e kryesisë së Partisë

Kritikon ministrat

Në zgjedhjet e ardhshme, Partia Socialiste do të ketë vetëm koalicionin me qytetarët dhe përballë opozitës, i takon krerëve politikë të qarqeve të punojnë më shumë se të tjerët, madje edhe nëse ata janë ministra, nuk do të justifikohen përpara punës me elektoratin.

Taulant Balla: "Përgjegjësia individuale bie mbi çdokënd që nuk e ka bërë detyrën e vet por ajo politike bie në rradhë të parë mbi drejtuesit politikë të qarqeve, të cilët e kanë toleruar në përditshmërinë e punës së tyre këtë dobësi të rëndë dhe nuk i kanë qëndruar në kokë për ti qëndruar rigorozë këtij procesi nga koka tek këmbët. Këtu më duhet të përsëris kryetarin e Partisë për ata kolegë, drejtues të qarqeve që kanë detyrën për të qenë ministra sepse ata kanë barrën më të madhe dhe hapësirën më të madhe për justifikim.

Përgjegjësia e drejtimit politik, angazhimi partiak në qarkun përkatës është prioritare dhe nuk mund të bjerë si rezultat i ngarkesave të tjera sepse ka kosto të madhe për integritetin e marrëdhënies së shumicës sonë qeverisëse, me popullin që na ka zgjedhur.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/partia-socialiste-mbledh-ne-oren-1000-asamblene-kombetare