Erdogan takohet me Macron në Francë - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-10 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti francez Emmanuel Macron ka pritur në një takim homologun e tij turk Rexhep Tajip Erdogan. Dy presidentet diskutuan për anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Europian. Gjatë një deklarate të përbashkët për media, Erdogan ka qenë kritik ndaj unionit, në lidhje me zvarritjen e pranimit në BE të Turqisë.



?Për fat të keq, kemi bërë hapat e parë në vitin 1963 dhe janë më shumë se 54 vjet që Turqia pret ftesën e BE-së. Ne jemi të lodhur seriozisht.?



Nga ana tjetër, Macron u shpreh se Turqia duhet të angazhohet plotësisht për mrbojtën e parimit të sundimit të ligjit dhe la te kuptohet qarte se Ankaraja nuk ka bere përparim ne ketë drejtim.



"Sa i përket marrëdhënieve me Bashkimin Evropian, është e qartë se zhvillimet dhe zgjedhjet e fundit nuk lejojnë asnjë përparim të procesit në të cilin jemi të angazhuar. Demokracitë tona duhet të qëndrojnë të bashkuara kundër terrorizmit, por në të njëjtën kohë, demokracitë tona, duhet të angazhohen plotësisht për mbrojtjen e parimit të sundimit të ligjit.?



Dy liderët kanë shprehur mendime të ndryshme lidhur me çështje të caktuara. Takimi në Paris nuk kaloi pa incidente. Një gazetar e pyeti presidentin turk për një artikull të botuar në gazetën shtetërore Cumhuriyet në vitin 2015, që ngrinte dyshime se Ankaraja dërgonte armë në Siri. Erdogan u përgjigj i tensionuar duke akuzuar gazetarin se po fliste si një anëtar i lëvizjes gyleniste, të cilën ai e fajëson për grushtin e shtetit të vitit 2016.

Free Traffic Exchange