Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Katedralja ortodokse "Ringjallja e Krishtit" në qendër të qytetit të Korçës u përfshi nga flakët mesditën e së shtunës, 6 janar 2018, vetëm pak minuta pas meshës së Ujit të Bekuar
Flakët nisën në pjesën e brendshme të objektit të kultit, në vendin ku besimtarë të shumtë ishin duke ndezur qirinj në këtë ditë të rëndësishme të kalendarit festiv.
Kjo ndodhi pas mbajtjes së meshës me rastin e Ditës së Ujit të Bekuar, ku ishte i pranishëm dhe Presidenti Meta
Alarmi
Flakët dhe tymi i zi që dilte nga katedralja vunë në alarm policinë lokale dhe zjarrfikësit që në pak minuta vunë situatën nën kontroll.
Dyshimet janë se shkak për zjarrin mund të jetë shkaktuar nga pakujdesia në vendosjen e qirinjve nga besimtarët, por do të jetën hetimet e policisë lokale ata që pritet të nxjerrin shkakun e flakëve në objektin e kultit
Nga verifikimet paraprake, rezulton se zjarri shkaktoi dëme të materiale në zonën e veçuar për ritin e ndezjes së qirijve, por pa dëmtuar strukturën e objektit të kultit apo pjesë të tjera me vlerë brenda katedrales.
Fatmirësisht nuk pati as të lënduar mes besimtarëve të shumtë.
Vizita e Metës
Më herët në meshën e shenjtë të mbajtur në katedrale për Ditën e Ujit të Bekuar mori pjesë edhe presidenti Ilir Meta i cili shkoi në Korçë për një vizitë.
Deme?
Mitropolia përmes një deklarate tha se Katedralja nuk kishte pësuar dëmtime nga flakët.
"Për shkak të fluksit të besimtarëve gjatë ndezjes së qirinjve ka marrë flakë. Nuk ka dëme të mëdha përveç nxirjes së mureve", thuhet në njoftim
Katedralja ortodokse "Ringjallja e Krishtit" është ndërtuar në Vitin 1992 dhe është një prej objekteve të kultit më të njohura në besimit ortodokse dhe ndër më të mëdhatë në Shqipëri
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/katedralja-e-korces-perfshihet-nga-flaket-pas-meshes-ku-ndodhej-dhe-meta