Rama: Negociatat mund të pengohen - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-10 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mesazhet që kryeministri Rama mori nga krerët më të lartë të BE-së në dhjetor ishin tejet inkurajuese për mundësinë e çeljes së negociatave në 6-mujorin e parë të këtij viti. Zbatimi i reformës në drejtësi mbetet ende prioritet për Brukselin.



Përballë kësaj situate, kreu i qeverisë tha se hapi i madh drejt anëtarësimit, po rrezikohet seriozisht. E për këtë një shkak : ?Opozita kundër reformës?



Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së, Rama tha se tashmë është e qartë ndarja në dy kampe, socialistët pro reformës dhe opozita kundër zbatimit të saj.



Rama përsëriti thirrjen ndaj pakicës politike të bashkëpunojë për interesin e vendit.



Në analizën për 100 ditët e para të qeverisjes së mandatit të dytë, kryeministri vuri theksin tek rritja e ekonomisë dhe nevoja qe ajo te jete e prekshme nga qytetaret.



Duke bërë një analizë të sfidës së ardhshme elektorale, zgjedhjeve lokale të vitit të ardhshëm, Rama tha se asnjë prej kryetarëve aktualë nuk do rikandidojë, nëse nuk do të zbatojë me korrektësi reformën e ujit.