http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Banorët e pallatit që rrezikon të shembet kanë kaluar një natë plot ankth.
Nga frika e rrëshqitjes së tokës, 15 familjet nuk kanë qëndruar në shtëpi, por janë shpërndarë tek të afërmit e tyre.
Situata mund të rëndohet më tej për shkak edhe të reshjeve të mundshme të shiut. Po zona në të cilën ndodhet pallati, për ekspertët e fushës njihet si problematike.
Banorët dyshojnë se e gjithë kjo situatë ka ardhur pas gërmimeve që po bëhen në një banesë aty pranë. Policia ka shoqëruar në polici Marjana Kurarin e cila ka kryer punimet për të verifikuar nëse është e pajisur me leje ndërtimi.
Mbetet për t?u parë se cilat do të jene masat që do të marrë bashkia për të parandaluar rrëshqitjet e mundshme.