Ora News - Vasili i përgjigjet Ramës: Dhamë votën për reformën në drejtësi të të godisnim ty

2018-05-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili e quan mashtrues pa shërim kryeministrin Rama. Nga selia e LSI-së, përmes një deklarate për median Vasili iu përgjigj Ramës i cili deklaroi se rruga që i kishte ndarë ata në koalicionin e mandatit të qeverisjes së parë kishte qenë pikërisht reforma në drejtësi.

Petrit Vasili: "Është mashtrus pa shërim, mashtrus i rëndomtë dhe shkollëpakët. Një pyetje publike i bëj Ramës, cili është ligji, elementi kushtetues dhe nisma legjislative që nuk ka pasur apo ka pasur pengesë nga LSI?!

Ky jo vetëm që është mashtrues por dhe i paditur. Ky i ka thënë më ndihmoni ta kap drejtësinë që ti bëj presion kundërshtarëve. Vetingu është në fuqi falë votave të LSI-së. Pa 21 votat e LSI-së nuk do të kishim veting në Shqipëri. Ai i detyrohet mirënjohje LSI por është i pabesë prandaj ka këtë qëndrim.

Ai që vdiq reformën në drejtësi është Edi Rama. Ai është autori i vrasjes së reformës në drejtësi. Do pranohet në shqip apo në drejtësi nuk ka rëndësi

A i kishte LSI këmbët në një këpucë që votoi reformën në drejtësi, Vasili mendon ndryshe?

Petrit Vasili: "I vetmi njeri që ka pasur këmbët në një këpucë për shkak të përfshirjes së tij në botën kriminale dhe në botën e trafiqeve të botës. Njeriu që ka pasur këmbët në një këpucë dhe që kjo reformë në drejtësi e godiste atë, dhe jo ne. Nuk ka lidhje me ne sepse ne nuk promovuam trafiqet, i kemi goditur.

Ne nuk kemi mbështetur që Shqipëria të ishte vendkryq i trafikut të drogave, prandaj miratuam me votat tona. Me votat e LSI-së u miratua ligji për vetingun, dhe ligji i prokurorisë i cili u shkel. Dhamë votat sepse nuk i kishim ne këmbët në një këpucë i kishte ai, dhe meqë kishte këmbët në një këpucë ai prandaj dhamë votën. Për këtë arsye. Sepse po të mos kishte këmbët në një këpucë ai nuk do i jepnim votën.
E dhamë që kjo drejtësi të godasë atë që i ka krijuar këtë problem Shqipërisë. Unë ndihem keq kur në forume ndërkombëtare, Shqipëria për shkak të këtij njeriu është identifikuar si Kolumbia e Europës

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/vasili-i-pergjigjet-rames-je-mashtrues-vrave-reformen-ne-drejtesi

Free Traffic Exchange