Besimtarët e krishterë në mbarë vendin sot kanë festuar Ditën e Ujit të Bekuar. Dita e Ujit të Bekuar simbolizon pagëzimin e Jezu Krishtit nga Gjon Pagëzori, në ujerat e lumit Jordan. Kjo ditë përkon me mbrëmjen kur tre dijetarë panë në qiellin e Betlehemit në Jeruzalem yllin, i cili paralajmëronte lindjen e birit të zotit, Jezu Krishtin.
Saranda
Në Sarandë besimtarët ortodoks i janë bashkuar meshës e cila është mbajtur në nderë të kësaj feste. Edhe pse në ujë të ftohtë edhe këtë vit është hedhur kryqi në det ku për të tretin vit radhazi, kryqi është nxjerr nga uji nga i riu Kristaq Qose.(b.h/Shqiptarja.com )