Ora News - Ja dëmet në katedralen e Korçës pas shuarjes së flakëve të zjarrit

2018-05-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Katedralja Ringjallja e Krishtit në qendër të qytetit të Korçës është përfshirë nga flakët paraditen e sotme.


Kjo ndodhi pas mbajtjes së meshës ku ka qenë i pranishëm dhe Presidenti Meta me rastin e ditës së Ujit të Bekuar.

Gazetarja e Ora News informon se u përfshi nga flakët pjesa e brendshme në vendin ku ndizen qirinjtë.

Zjarrfikësja mbërriti në vendin e ngjarjes për të shuar flakët.

Në momentin kur ra zjarri të gjithë besimtarët të cilët ishin brenda katedrales dolën jashtë dhe me ndihmën e policisë e cila ndodhej atje për sigurinë e rendit me rastin e kësaj dite.

Nuk ka persona të lënduar.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/katedralja-e-korces-perfshihet-nga-flaket-pas-meshes-ku-ndodhej-dhe-meta

Free Traffic Exchange