Ora News - Rama thirrje Bashës: Gati të ndajmë bashkë triumfin e çeljes së negociatave, mos e pengo

2018-05-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri, njëkohësisht i bëri thirrje kryetarit të PD-së të bashkëpunojë për të mos ndikuar negativisht në çeljen e negociatave sepse nëse nuk bëhet Shqipëria mund të ndodhë bjerë në vakuum.

Ndërkohë opozita ka paralajmëruar protesta këtë janar, nga foltorja e Asamblesë Kombëtare të PS-së, e cila është mbledhur paraditen e sotme Rama deklaroi:

I bëj thirrje Bashës. Nuk mundet dot opozita të bëhet problemi i Shqipërisë në këtë proces. Ndërkohë që ne po punojmë intensivisht. Nuk është proces 100% i sigurtë sot por që garantohet në momentin e votimit. Jemi duke u marrë me disa anëtarë të cilët janë spektikë për shkak të çështjeve të tyre të brendshme dhe çdo gjë që ndodh në Shqipëri dhe që krijon justifik për të mos u marrë mund të kthehet në arsye për të na penguar.

Është e paimagjinueshme që ata që duan të na bllokojnë ta gjejnë arsyen tek qëndrimi i opozitës. Thirrja nuk është thjesht për të larë gojën. Së bashku kemi një detyrë të ulemi për Shqipërinë për ta ulur në tryezën e çeljes së negociatave.

Të mos ndikojë negativisht ndaj çeljes së negociatave. Nëse nuk bëhet, mund të ndodh që Shqipëria të bjerë në vakuum

Për ne çelja e negociatave nuk është triumf partiak. Nuk kemi ndërmend ta kthejmë në triumf partiak çeljen e negociatave, duhet të jetë triumfi i Shqipërisë dhe jemi gati ta ndajmë me opozitën bashkarisht, por opozita duhet të dëgjojë jo ne por zërin e Shqipërisë sot.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/rama-thirrje-bashes-mos-u-bej-shkak-mos-celjen-e-negociatave