Në orën 10:00 të ditës së sotme ka filluar mbledhja e Asamblesë së Partisë Socialiste te "Xibraku". I fundit në mbledhje ka mbërritur kryeministri Edi Rama, i cili që në mëngjes nuk e ka kursyer ironinë ndaj gazetarëve, pasi i ka përshëndetur me fjalët ?Mirëmëngjes kazan?.
Gjithsesi kjo nuk është një gjë e re tashmë, pasi viti që u mbyll ishte i mbushur me sulme dhe deklarata të forta të kryeministrit për median, por duket se edhe në vitin e ri ?tradita? do të vijojë.