Report TV - Bushati: Në prill presim propozimin e KE për negociatat, opozita të mos bëhet bllokadë

2018-05-10 0

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Bushati ka bërë një rezyme të punës në 100 ditët e para të qeverisë ?Rama 2?. Ai theksoi se Shqipëria pret hapjen e negociatave në qershor, ndërsa i ka bërë thirrje opozitës që të mos bëhet bllokadë.
?Kryeprioriteti i Shqipërisë është hapja e negociatave. Brenda këtyre 100 ditëve Kuvendi bashkë me qeverinë kaluan një proces të vështirë për konstituimin e institucioneve të Vettingut. Reforma zgjedhore hap mundësinë e dialogut me opozitën, shpresojmë që shqiptarët që ndodhen jashtë vendit të votojnë në zgjedhjet e ardhshme. Prioriteti kryesor ka lidhje me reformën në drejtësi.

Pika e dytë ka të bëjë me axhendën diplomatike të Shqipërisë, gjatë 100 ditëve ka qenë e ngarkuar, por do të jetë edhe më intensive. Mesazhi nga BE është që Shqipëria është shembull suksesi në reforma. Nëse do të vijohet më këtë ritëm Shqipërisë do i propozohet hapja e bisedimeve për anëtarësim. Në Shkurt KE do të prezantojë strategjinë e zgjerimit, të gjitha vendet e rajonit do të jenë të gjitha vendet e rajonit. Ne presim që të ofrohet një hartë rruge për të gjitha vendet.