Ora News - Asambleja Kombëtare, Balla flet për situatë gri brenda PS, bën me faj ministrat

2018-05-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nis punën Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste. Fiks në orën 10:00 mbërriti dhe kryeministri njëkohësisht dhe kreu i PS-së, Edi Rama.

Kryetari i Asamblesë së Përgjithshme Taulant Balla bëri një analizë të Partisë Socialiste dhe kërkoi angazhim për shpërbërjen e situatës që e quajti "gri" të Partisë Socialiste.

"Kohën e kemi para por nëse dielli duket që në mëngjes, 200 ditë i duhen për të shpërbërë situatën gri në gjëndjen e partisë tonë" tha Balla.

Ai kritikoi dhe ministrat

Balla bëri përgjegjës ministrat të cilët mbajnë dhe detyrën e drejtuesit politik të qarqeve

Taulant Balla: "Përgjegjësia individuale bie mbi çdokënd që nuk e ka bërë detyrën e vet por ajo politike bie në rradhë të parë mbi drejtuesit politikë të qarqeve, të cilët e kanë toleruar në përditshmërinë e punës së tyre këtë dobësi të rëndë dhe nuk i kanë qëndruar në kokë për ti qëndruar rigorozë këtij procesi nga koka tek këmbët. Këtu më duhet të përsëris kryetarin e Partisë për ata kolegë, drejtues të qarqeve që kanë detyrën për të qenë ministra sepse ata kanë barrën më të madhe dhe hapësirën më të madhe për justifikim.

Përgjegjësia e drejtimit politik, angazhimi partiak në qarkun përkatës është prioritare dhe nuk mund të bjerë si rezultat i ngarkesave të tjera sepse ka kosto të madhe për integritetin e marrëdhënies së shumicës sonë qeverisëse, me popullin që na ka zgjedhur.

Duke i ftuar kolegët drejtues të qarqeve si dhe gjithë deputetët, drejtues të asamblesë për një reflektim serioz për gropat e lëna hapur në procesin e zgjedhjeve në parti deri tani, i propozoj kryetarit të partisë që kryesia të mblidhet sa më parë për të adresuar konkretisht problematikat që duhen drejtuar në 200 ditët e ardhshme në këtë drejtim themelor të bashkëqeverisjes sonë me njerëzit.

Në mbledhjen e Asamblesë së PS do të bëhet një analizë e qeverisjes së socialistëve në 100 ditët e para.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/partia-socialiste-mbledh-ne-oren-1000-asamblene-kombetare

Free Traffic Exchange