Ekopolitikë - Haxhimali: Qytetarët s'janë në gjendje të paguajnë rritjen e taksës së banesës

2018-05-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Bashkive Agron Haxhimali, i ftuar në "Ekopolitikë" nga Aurora Sulçe në Ora News, thotë se qytetarët nuk janë në gjendje të paguajnë rritjen e taksës së banesës. Gazetarja Valbona Mezini u shpreh se 300 mijë shqiptarë jetojnë me minimum jetik.

Pjesë nga deklarata:

Haxhimali: E para fuqia përballuese e qytetarëve është shumë e dobët. Nuk e përballojnë qytetarët.

Lera: Nuk kanë 10 euro në vit për të paguar?!
Mezini: Mos u çudit fare. Sot ka dalë një raport i FAO, që thotë se 300 mijë shqiptarë jetojnë me minimumi një vakt në ditë.
Haxhimali: Një pjesë që e paguan rregullisht vazhdojnë ta paguajnë. Një pjesë tjetër nuk do ta paguajnë dot. Sigurisht ka një vullnet të dobët të qytetarëve për taksat. Një argument tjetër shumë i rëndësishëm më rezulton i tillë është se ka një barrë të rëndë procedurash dhe nuk paguajnë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/haxhimali-qytetaret-sjane-ne-gjendje-te-paguajne-rritjen-e-takses-se-baneses

Free Traffic Exchange