Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Drejtori i Politikave Fiskale në Ministrinë e Financave, Niko Lera, i ftuar në "Ekopolitikë" nga Aurora Sulçe në Ora News, sqaron se si do të veprohet me rastin e emigrantëve për taksën e banesës. Ndërsa eksperti Panajot Soko thotë se taksa është për të mbushur gropat e buxhetit.
Pjesë nga deklarata:
Sulçe: Çfarë do të ndodhë me rastin e emigrantëve?
Lera: Nuk mund të ngremë skema. Nëse emigranti është jashtë dhe është nëna dhe babai i vet me certifikatë më vete, ata në bazë të ligjit nuk do të paguajnë. Nëse në certefikatën e tyre janë edhe fëmijët, atëherë do të paguaj.
Soko: Emigranti që është me familjen jashtë dhe ka mbyllur derën e detyroni të paguani taksën. E kuptoni çfarë absurdi! Ky është lek që po del nga xhepi i njerëzve dhe del për të mbushur gropat që ka buxheti.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/do-ta-paguajne-emigrantet-taksen-e-baneses