Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pacientët që i drejtohen urgjencës së Durrësit shpesh herë duhet ta marrin ndihmën e parë në korridore. Një vëzhgim i kameras së Ora News evidentoi fluksin e lartë me të cilën urgjenca po përballet këto fillim viti, ndërsa mjekët theksojnë nevojën e shtimit të ambienteve për të menaxhuar flukse të tilla që shkojnë në qindra persona në ditë.
Ky pacient po e merr ndihmën e parë në korridoret e Urgjencës së Durrësit. Kjo pamje e fiksuar nga kamera e Ora News në qytetin bregdetar tregon më së miri gjendjen e urgjencës pranë spitalit rajonal që nuk është në gjendje të përballojë fluksin e pacientëve në këtë fillim viti.
Shefi i Urgjencës, Ashim Zogu, thotë se situata është pasojë e mungesës së shtretërve dhe ambienteve të pamjaftueshme.
Zogu: Aktualisht kemi 18 shtretër që ofrojmë ndihmë mjekësore në shërbimin e urgjencës së Durrësit, por nevoja është për dyfishin dhe trefishin.
150 deri në 300 persona është numri i pacientëvë që paraqiten çdo ditë pranë kësaj urgjencë për të marrë ndihmën e parë mjekësore, për shqetësime të ndryshme.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ndihme-mjekesore-ne-korridore-urgjenca-e-durresit-nuk-perballon-fluksin-e-pacienteve