stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Mëngjesin e 23 shtatorit të vitit 2017, në rrugën OSBE në Kamëz, bie zjarr në një banesë dy katëshe,si pasojë e një shkëndije elektrike dhe fati i shpëtoi 3 fëmijët që ndodheshin brenda.Anila Halili, e zonja e shtëpisë tregon ngjarjen dhe thotë, se tani banesa është në kushte të mjerueshme.Edhe kryefamiljari, Maliqi, thotë, se i është drejtuar bashkisë së Kamzës, por nuk ka zgjidhur gjë.Gazetarja e ?Stop? interesohet pranë bashkisë dhe drejtori i medias Artan Dërvishi premtoi kalimin e shumës prej 8 milionë lekësh në këshillin bashkiak, prefekturë e gjithë hallkat, që kërkon kjo procedurë. Sipas tij brenda 20 ditësh paratë janë në llogarinë e familjes Halili.