Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një banesë tre katëshe është dëmtuar, ndërsa një pallat 5 katësh mund të rrezikohet në vijim si pasojë e një rrëshqitje dherash në lagjen "Punëtore" në qytetin e Gjirokastrës.
Situata ka alarmuar rreth 15 familje që jetojnë në pallat të dalin nga shtëpitë dhe qëndrojnë jashtë duke ndjekur situatën me shqetësim.
Shkak për rrëshqitjen e dherave dyshohet se janë bërë disa gërmime pranë një objekti dykatësh në zonën ku është e ndaluar që të punohet.
Punimet janë kryer pranë një ndërtesë buzë rrugës Gjirokastër-Kakavijë, poshtë Kodrës ku ka rrëshqitje dherash e cila tashme rrezikohet po ashtu.
Por e rrezikuar nga rrëshqitja është edhe banesa e Zevendës/Ministres së Jashtme, Artemisa Dralo, në krah të banesës ku janë kryer punimet.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/gjirokaster-nje-pallat-5-katesh-rrezikon-shembjen-banoret-ne-alarm