http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një plagosje me armë zjarri ndodhi mesditën e kësaj të premteje në zonën e institutit në Kamëz.
Një sherr i çastit mes dy personave përfundoi në përdorimin e armës ndërsa nga të shtënat mbeti i plagosur Korab Peposhi 40 vjeç nga Kukësi.
Dëshmitarët në vendngjarje thanë se u dëgjuan 7 krisma pistolete ndërsa policia arriti të identifikojë autorin një person me inicialet A. Rushiti.
Në hyrje dhe dalje të Kamzës u ngritën disa postblloqe për kapjen e autorit i cili u largua në këmbë.