Rudina/ Momente nga dasma e kengetarit Besnik Qaka (05.01.2018)

2018-05-10 3

Të shumtë kanë qenë emrat e personazheve të njohur në shoëbizin shqiptar të cilët i dhanë fund beqarisë verën e vitit që shkoi.
Një ndër dasmat që bëri bujë ishte edhe ajo e këngëtarit të grupit ?NRG Band?, Besnik Qaka. Ai ishte sot i ftuar në emisionin ?Rudina?, në Tv klan nga ku zbuloi detaje nga dasma dhe historinë e dashurisë me Lolita Begollin.
? Ne jemi bashkë prej kohësh, por e kemi ruajtur lidhjen tonë. Kohët e fundit ne filluam të publikomë foto dhe më pas filluan portalet edhe më pas mendova që është koha për ti dhënë fund beqarisë me Lolita Begollin. Ne jemi të dy nga Peja. Tani si i martuar është një ndjenjë interesante. Unë se mbaj dot unazën, më pengon. Me Lolitën rashë në dashuri sepse është tip tjetër, më duket ndryshe nga vajzat e tjera. Marrëdhënia që ne kemi me njëri-tjetrin, përkrahja që kemi për njëri-tjetrin na bën të lidhemi edhe më fort. Natën e dasmës nuk kemi mundur të pushojmë dhe të shikojmë të tjerët kur kërcejnë, gjatë gjithë natës kemi qëndruar në mes duke kërcyer?, tha Qaka.