Ora News - Shkarkohen nga puna 8 punonjës të zyrave hipotekore

2018-05-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministria e Drejtësisë urdhëron shkarkimin e 8 punonjësve të zyrave të hipotekave në qytete si Elbasan, Lushnje, Fier, Durrës,Gramsh, Pogardec, Shkodër, e Korçë.

Vendimi është marrë pasi grupi i kontrollit i ngritur nga ministria e Drejtësisë ka konstatuar shkelje të ligjit dhe vonesa të tejskajshme për zgjidhjen e ankesave të qytetarëve

"Në përfundim të kontrolleve dhe hetimeve administrative, të kryera nga strukturat e Ministrisë lidhur me ankesat e qytetarëve, janë konstatuar shkelje të ligjit dhe vonesa të tejskajshme dhe të pajustifikuara në trajtimin e disa prej tyre. Për 15 ankesa të zgjidhura vetëm gjatë muajit dhjetor, zvarritjet janë disa vjeçare, në shkelje të hapur me ligjin dhe duke bërë që qytetarët të ndihen të pafuqishëm për të realizuar të drejtën e tyre.

Të vendosur për të goditur shkeljet e ligjit dhe veprimet korruptive, sot kam marrë masat administrative deri në shkarkimin e tyre, për 8 punonjës të zyrave të hipotekave në rrethet: Elbasan, Lushnjë, Fier, Durrës, Tiranë, Pogradec, Korçë dhe Shkodër që kanë pasur në trajtim këto raste" deklaroi ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj në një dalje për median.

Ajo informoi se vetëm gjatë muajve tetor - dhjetor të vitit që lamë pas, përmes platformës së bashkëqeverisjes ?Shqipëria që Duam?, në adresë të Ministrisë së Drejtësisë, qytetarët kanë shkruar dhe adresuar 277 ankesa. Të cilat janë trajtuar në mënyrë serioze nga strukturat teknike të Ministrisë nga vetë ajo si Ministre dhe Kabineti i saj.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/shkarkohen-nga-puna-8-punonjes-te-zyrave-hipotekore