U hiqet mandati deputeteve Rakipi e Rakipi

2018-05-10 32

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve vendosi t?u ndërpresë mandatet dy deputetëve Aqif Rakipit të PDIU-së dhe Gledion Rehovicës së LSI?së, pas kërkesës së bërë nga prokuroria se kanë fshehur në formularin e dekriminalizimit ndalime nga policia në Itali.

Në nisje të mbledhjes, avokati i deputetit Rakipi kërkoi pezullimin e procedurës së nisur nga KQZ-ja, për shkak se kishin ankimuar në Gjykatën Administrative për paligjshmëri vendimin e kuvendit për zbatimin e ligjit të dekriminalizmit dhe tha se klienti i tij nuk preket nga ligji i Dekriminalizimit edhe në rast se nuk ka deklaruar ndalimin apo mbajtjen e një emri tjetër.

Edhe përfaqësuesi i deputetit Rehovica tha se kërkesa e prokurorisë ishte në shkelje të ligjit dhe e pa mbështetur në prova.

Avokati Theodhori Sollaku: ?Mandati i deputetit ndërpritet kur ndaj tij ka dënim, të jetë dëbuar, në aktet e dosjes rezulton se deputeti Rakipi s?ka qenë asnjëherë i dënuar nga ndonjë gjykatë, s?ka pasur masë sigurimi personal, as shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe as është dëbuar.Prokuroria ka barrën e provës të provojë shkeljen e ligjit. Shkresa e KQZ s?ka referencë konkrete dhe bazë ligjore. Deputeti Rakipi s?ka bërë shkelje të qëllimshme?.

Avokati Ardjan Visha: ?Një i tretë ka luajtur gurët në këtë mes dhe duam të dimë se kush është i treti. Rehovica nuk është deputet i inkriminuar që do duhet të flaket jashtë kuvendit. Keqpërdorimi institucional i pajustifikuar është i papranueshëm për ne. S?mund të pranohet kjo praktikë, si ndërpritet mandati pa asnjë provë, vetëm me një aludim si thonë letrat e prokrurorit dhe pa prova?.

Aqif Rakipi akuzohet nga Prokuroria për mbajtje të materialeve te vjedhura dhe regjistrim me emrin Skënder Ejylbegaj në 3 nëntor të vitit 1998. Kurse deputeti I LSI-së, Rehovica akuzohet për vjedhje dyqani me emrin Kusta Mina në shkurt të vitit 1999, kohë kur jetonte si student në Itali.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve vendosi gjithashtu të kërkojë informacione shtesë edhe për kryebashkiakun e Pogradecit, Eduart Kapri, nëse është dëbuar apo jo nga Gjermania. Sipas prokurorisë, kapri rezulton të jetë dëbuar nga Italia në vitin 1998, ndërsa vetë kryetari i Bashkisë ka shënuar në formular se ka jetuar për 5 vjet edhe në Gjermani.