http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri grek Aleksis Cipras në një intervistë për gazetën ?Faqja e Re? e cila botohet nesër e plote, ka deklaruar se çështja e zgjidhjes së emrit me Maqedoninë është ? një dritare mundësie për zgjidhje?. Ai thekson se ka ardhur momenti të merren vendime.
?Viti 2018 është një vit i rëndësishëm për Greqinë, pasi hap një dritare të rëndësishme të mundësisë për të zgjidhur çështjen e emrit. Unë jam i bindur se tashmë ka ardhur koha për të marrë vendimet e nevojshme në mënyrë që të përligjet roli i Greqisë si fuqi udhëheqëse në Ballkan dhe si një shtyllë e stabilitetit në rajon. Kjo është një sfidë ekonomike dhe gjeopolitike. Greqia, si në ekonomi ashtu edhe në politikë të jashtme, duhet të ndërtojë një fizionomi dinamike të re. Ky është një vend modern demokratik, duke investuar në zhvillimin, ndërtimin e paqes dhe besimin. Një vend që përparon dhe zgjidh problemet. Qeveria ka si vullnetin ashtu edhe aftësinë për të garantuar këtë kurs.?
Shefi i Qeverisë Greke ka akuzuar edhe opozitën greke se po mban një qëndrim të çuditshëm dhe të papërgjegjshëm, pasi sipas tij, Partia Demokracia e Re duhet të mbajë përgjegjësi historike për moszgjidhjen e problemit të emrit.
?Shpresoj se së shpejti opozita do të kuptojë se një çështje kombëtare nuk është e përshtatshme për lojëra të vogla, kështu që nëse ekziston një zgjidhje, krijohet një konsensus më i gjerë parlamentar?.
Këto deklarata vijnë pas takimit që Kryeministri Cipras pati me Ministrin e Jashtëm Nikos Kotzias dhe aleatin e koalicionit njëherësh Ministër i Mbrojtjes Panos Kamenos.
Ky i fundit pak ditë më parë provokoi një krizë qeveritare, mbas publikimit të qëndrimit të partisë së tij Grekët e Pavarur, se nuk do të pranojë asnjë zgjidhje për emrin nëse ai do të përmbajë termin ?Maqedoni?. Pas takimit me Cipras e Kotzias Kamenos vjen me një qëndrim më të zbutur: ai shprehu besim në platformën negociatore të Ministrit të Jashtëm, lidhur me bisedimet me Shkupin.