TIRANE - Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur këtë mesditë në zonën e Institutit, në Tiranë. Report Tv mësoi se janë plagosur tre persona, njëri prej të cilëve ndodhet në gjendje të rëndë.
Dëshmitarët nga vendngjarja bëjnë me dije për Report Tv se njëri prej personave të plagosur është shtetasi Korab Peposhi, rreth 40 vjeç, me origjinë nga Kukësi, ndërsa janë dëgjuar mbi 7 krisma. Autori i dyshuar i kësaj ngjarje është identifikuar A.Rushi.
Nga informacionet e para, dyshohet se të shtënat kanë ardhur pas një konflikti të çastit. Ngjarja ka ndodhur pranë Urës së Institutit, ndërsa policia sapo ka mbërritur në vendngjarje. Nga ana tjetër, forca të shumta të 'Shqiponjave' janë vënë në ndekje të autorëve.