http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Avokatët e deputetëve Aqif Rakipi dhe Gledion Rehovica pretendojnë se klientët e tyre nuk preken nga ligji për dekriminalizimin e për pasojë, KQZ nuk duhet të vendosë prekjen e mandatit të tyre. Për mbrojtësin ligjor të deputetit të PDIU-së Rakipi, nuk ka bërë fshehje të qëllimshme dhe se përdorimi i identitetit tjetër ka qenë i paqëllimshëm.
Në mbrojtjen e deputetit Gledjon Rehovica, avokati Ardian Visha tregoi një dokument nga organet e drejtësisë italiane, sipas të cilit mbi të nuk rëndon asnjë vendim i formës së prerë.
Sa i takon mandatit të kreut demokrat të Bashkisë Pogradec Eduard Kapri, KQZ vendosi t?i kërkojë sërish informacione shtesë Prokurorisë. Komisioneri Bledar Skënderi kërkoi nëse Kapri ishte dëbuar nga Gjermania, ndërkohë që më herët avokati i tij tha se Kapri ka pasur një dëbim vetëm nga Italia për arsye emigracioni dhe se nuk përbën shkak për heqjen e mandatit.