Ora News - KQZ i heq mandatin deputetëve Aqif Rakipi e Gledion Rehovica

2018-05-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

KQZ vendos ndërprerjen e mandatit për dy deputetët Aqif Rakipi të PDIU dhe Gledion Rehovicës të LSI-së.

Vendimi është marrë me 5 vota pro. Prokuroria kërkoi heqjen e mandatit për deputetin e PDIU-së, Rakipi dhe të LSI-së, Rehovica pasi prekeshin nga ligji i dekriminalizimit.

KQZ s'pranon kërkesën e deputetit Aqif Rakipi

Para votimit u dëgjuan palët mbrojtëse.

Deputeti Aqif Rakipi përmes avokatit të tij mbrojtës kërkoi pezullimin e procedurës administrative në KQZ për ndërprerjen e mandatit deri në një vendim nga Gjykata Administrative e Apelit.

"Në këtë gjykatë deputeti Rakipi ka kërkuar shfuqizimin e të vetmes bazë ligjore për të cilën kërkohet ndërprerja e mandatit. Nëse shfuqizohet ky veprim, atëherë lidhet drejtëpërdrejtë me kërkesën e prokurorisë për heqjen e mandatit" deklaroi avokati mbrojtjës Theodhori Sollaku.

Por kjo kërkesë e hedhur në votim nga anëtarët e KQZ u hodh poshtë.

Më pas KQZ vijoi shqyrtimin e kërkesës së prokurorisë ndaj deputetit Rakipi.

Avokati kërkoi mos pranimin e kërkesës së prokurorisë me pretendimin se nuk ka sjellë asnjë fakt të ri por dhe se nuk ka shkak për ndërprerje mandati.

"Prokuroria ka dështuar se ka bërë fshehje të qëllimishme të identetit tjetër në formular. Nuk ka ardhur asnjë fakt i ri nga prokuroria. Pse nuk sjellin vendimin që ka marrë prokuroria italiane për klientin tim, bëhet fjalë për një vepër penale mbajtja e sendeve të vjedhura. Duhet të provosh që dihet që janë sende të vjedhura" - deklaroi Sollaku

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/kqz-mblidhet-sot-te-vendosur-mandatin-e-deputeteve-rehovica-dhe-rakipi