Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që t?u ndërpresë mandatin dy deputetëve Gledion Rehovica nga LSI dhe Aqif Rakipit nga PDIU. KQZ miratoi në mbledhjen e dytë me 5 vota pro kërkesën e prokurorisë për ndërprerjen e mandateve për dy deputetët. Anëtari i LSI në KQZ, Gëzim Veleshnja nuk mori pjesë në votim, ndërsa anëtari i PD, Hysen Osmanaj nuk ishte i pranishëm në mbledhje.
Prokuroria i akuzon se preken nga ligji i dekriminalizimit, pasi janë raportuar për vjedhje në Itali dhe me identitete të rreme. Të dhënat e ardhura nga Italia, sipas prokurorisë nuk janë deklaruar nga deputetët në formularin e vetëdeklarimit. Për deputetin e PDIU-së, Rakipi Interpol Roma thotë se ai është raportuar për vjedhje me emrin Skënder Ejylbegaj. Vjedhja në fjalë ka ndodhur në 03.11.1998, kohë kur deputeti ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit se ka qenë emigrant në Itali.