http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komuniteti i biznesit kërkon që në 2018, politikat e qeverisë të orientohen drejt sektorit të prodhimit.
Në kushtet kur mallrat e importit konkurrojnë me çmime edhe më të lira sesa del kostoja e të njëjtit produkt që prodhohet në vend, biznesi thonë se një ekonomi e shëndetshme është ajo që bazohet tek prodhimi.
Kjo kërkese e sipërmarrësve vjen në një moment kur dy investimet kryesore si TAP dhe hidrocentrali i Devollit po shkojnë drejt fundit. Ndonëse qeveria ka prezantuar Programin 1 mld euro, si një formë për të vijuar me investimet, nuk ka ende një ide të qartë për zbatimin e tij në praktikë.
Në dy vitet te fundit, politikat e qeverisë janë orientuar më shumë drejt lehtësimit të procedurave të të bërit biznes se sa në politikat fiskale.