Report TV - Detajet, po pinte hashash te varri i babait të tyre, djemtë e Azemit e dhunojnë

2018-05-10 0

Report Tv ka zbardhur shkakun e dhunës së ushtruar nga dy djemtë e Azem Hajdarit ndaj shtetasit Mikel Margjeka. Mësohet se ky i fundit është gjetur nga 19-vjeçari Azem Hajdari duke konsumuar hashash te varri i babait të tij te Varrezat e Dëshmorëve, në kryeqytet.

Hajdari është konfliktuar me 20-vjeçarin, por disa ditë më vonë Azem dhe Kirjald Hajdari kanë shkuar në një lokal pranë rrethrrotullimit të Saukut ku kanë gjetur Mikel Margjekën.
Ata e kanë qëlluar disa herë duke e plagosur lehtë. Shkak i dhunës së vëllezërve Hajdari ndaj Mikel Margjekës është fakti se ata e kanë marrë si ofendim faktin që i riu po konsumonte cigare hashashi te varri i Azem Hajdari.