Report TV - Pensionet, rritet me 4 muaj vjetërsia e punës për burrat e gratë

2018-05-10 6

Nga 1 janari i 2018-së ka ndryshuar edhe mosha e daljes në pension si dhe vitet e punës që ju duhen për të përfituar pension pleqërie. Mosha e daljes në pension është rritur me dy muaj për gratë, duke filluar nga data 1 janar. Duke filluar nga 2015-a, gratë e marrin pensionin e pleqërisë dy muaj më vonë.

Në 2018-n një grua do ta marrë pensionin kur të mbushë 60 vjeç e 8 muaj. Rritja e moshës së pensionit për gratë do të vijojë çdo vit me dy muaj, deri në vitin 2057, kur gratë të dalin në pension në moshën 67 vjeç. Në vitin 2019 gratë do të dalin në pension në moshën 60 vjeç e 10 muaj.
Për burrat mosha e daljes në pension nuk do të ndryshojë deri në vitin 2033. 65-vjeç është mosha e daljes në pension për burrat, e cila parashikohet të mos ndryshohet edhe për 15 vite.