Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gazetari Arian Çani i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, tha se askush nuk shpreh shqetësimin për ndotjen ekstreme në Tiranë, duke shtuar se fëmijët tanë rriten nën këtë "perde të zezë llumi". Ai thotë se as opozita nuk bën asnjë propozim dhe kjo tregon se si llumi është trashur.
Çani: Ikim nesër, unë ti dhe Gjokutaj, po të duash marrim dhe ca të tjerë të na shoqërojnë dhe ikim në Dajt, të shohim Tiranën nga një pikë e caktuar se çfarë llumi është. Është një re e zezë tymi që mbulon gjithë qytetin. Ne tani jemi nën një re të zezë. Kjo re e zezë ka vite të tëra.
A ke dëgjuar ndonjëherë këta që na qeverisin sot të thonë: Mirë ne që jemi hajdutë dhe vjedhim taksat e këtyre që punojnë dhe iu bie bretku, kalamajtë tanë ku rriten në këtë perde të zezë, llumi të zi? Si ka mundësi që nuk bëjnë minimalisht, të thonë: Duke filluar nga 1 janari i vitit 2019 nuk do ketë asnjë marmitë të prishur në Tiranë. Ky do ishte një sinjal që ky vend do fillonte të kishte shpresë. Nuk del asnjë as nga opozita ta propozojë këtë gjë. Tregon që llumi është trashur aq shumë sa do kohë që të zvogëlohet. Kjo është një ndërkallje për të thënë që le të vazhdojmë të kënaqemi brenda llumit, nuk ka shpresë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/cani-shperthen-ne-360grade-kalamajte-tane-ku-rriten-ne-kete-perde-te-zeze