KQZ vendos nesër, Sollaku: Nuk ka asnjë provë që deputetit Rakipi t'i hiqet mandati

2018-05-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do të mblidhet nesër në orën 13:00 për të marrë një vendim për ndërprerjen e mandatit ose jo të deputetëve Gledion Rehovica dhe Aqif Rakipi.

Avokati i këtij të fundit, Theodhori Sollaku thotë se nuk ka asnjë provë që klientit të tij të mund ti hiqet mandati.

Në intervistën e mbrëmjes në Ora News, ai tha se nëse KQZ vendos të veprojë në mënyrë partizançe atëherë gjithçka mund të pritet.

Sollaku: Nuk ka asnjë shkak ligjor, asnjë provë që deputetit Rakipi të mund ti hiqet mandati.Flasim sipas ligjit. Nëse do të veprohet në mënyrë partizançe, më tha ky apo ai, nisur edhe nga teoritë konspirative që qarkullojnë lart e poshtë, unë mendoj se gjithçka është e pritshme nesër.

I pyetur nëse kjo çështje ka ngjyrime politike, ai u shpreh:

Sollaku: Është më tepër se ngjyrime politike, ka një trysni nga faktorë të ndryshëm ndërkombëtarë por problemi është që ende në Shqipëri nuk ka politikanë apo burra ti thonë stop kësaj situate.Ne do të respektojmë ligjin e dekriminalizimit pavarësisht se ai bie ndesh me të gjithë standardet europiane, por të paktën ligji të zbatohet.

Avokati Sollaku sqaroi edhe rastet se kur mund ti ndërpritet mandati një përfaqësuesi të popullit, qoftë ky deputet apo drejtues lokal.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kqz-vendos-neser-sollaku-nuk-ka-asnje-prove-qe-deputetit-rakipi-ti-hiqet-mandati