Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda ndryshon masën e sigurisë për biznesmenin O.S kundrejt garancisë prej 5 milionë lekësh
Pasi familjarët do të bëjnë depozitimin e parave në bankë më pas do të ekzekutohet vendimi. O. S u arrestua në nëntor në Elbasan, pasi në automjet iu gjetën 863 mijë euro dhe dy patenta skafi të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Pas arrestimit gjykata e Krimeve të Rënda vuri masën e sigurisë 'arrest me burg'. Por pas vendimit të sotëm biznesmeni Orest Sota duhet të paraqitet 2 herë në muaj në Prokurori
Pala mbrojtëse pretendonte se biznesmeni 25-vjeçar mbahej padrejtësisht në burg dhe ndaj tij nuk ka prova të mjaftueshme. Pak ditë më parë ai deklaroi se klienti i tij po mbahej peng i një procesi tjetër gjyqësor, duke nënkuptuar ish-Ministrin Tahiri.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/lirohet-biznesmeni-te-cilit-iu-gjeten-dy-patentat-e-tahirit-ne-makin