Report TV - U kap me 863 mijë euro, lirohet biznesmeni Orest Sota

2018-05-10 3

TIRANE-Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka liruar nga paraburgimi biznesmenin Orest Sota. Në seancën e sotme gjykata ka pranuar ndryshimin e masës së sigurisë nga arrest me burg në detyrim paraqitje dy herë në muaj kundrejt garancisë pasurore, 5 mln lekë.

Hetimi për biznesmenin Sota mbetet i hapur ndërsa më parë prokuroria ka bashkuar procedimin penal ndaj tij me atë të ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe atë të grupit kriminal ?Habilaj?. Orest Sota u arrestua në datë 1 nëntor në Elbasan, pasi në makinën e tij u gjetën dhe sekuestruan 863 mijë euro dhe 3 patenta, dy nga të cilat të ish-ministrit të Brendshëm, ndërsa njëra ishte e gruas së Tahirit.

Pavarësisht lirimit nga burgu, shuma e sekuestruar 863 mijë mbetet e bllokuar. Avokati i biznesmenit ka deklaruar se shuma ishte planifikuar për t?u dërguar te ?KURUM? për të blerë hekur, por pas gjetjes së patentave të ish-ministrit, prokuroria ngriti dyshimin se shuma mund t?i përkasë Tahirit.

Avokati Braka për Report Tv: Vendim i vonuar
Avokati Fatmir Braka i kontaktuar nga Report Tv deklaroi se vendimi ishte i vonuar. ?Mirëpritëm vendimin e Gjykatës së Apelit. Ishte një vendim i vonuar, klienti im nuk ka fare lidhje me atë që pretendon prokuroria. Paratë e gjetura në makinën e Orestit i përkasin babait të tij.

Më të interesuar jemi ne që të zbardhet e vërteta, nuk ka lidhje fare me lidhjet artificiale që bëhen me Krimet e Rënda apo akuzat e tjera. E vërteta do të zbardhet, Sota nuk ka lidhje fare me akuzat? u shpreh ai.