Situata e gripit nën kontroll - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-10 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Krahas virozave te ndryshme qe janë ne qarkullim, izolohen tre rastet e para me grip. Personat e prekur nuk kane shfaqur forma te renda. Gripi ne qarkullim është ndryshe nga ai i nje viti me pare, I tipit B dhe AH1N1, I cili sipas specialisteve kalohet me lehte. Silva Bino, drejtoresha e departamentit te kontrollit te sëmundjeve infektive tregon se situata gripale aktualisht është e qete dhe jemi larg epidemisë.



Por gripi është i paparashikueshëm ndaj specialistet i bëjnë apel popullatës, kryesisht te sëmurëve kronike dhe grave shtatzëne te vaksinohen.



Po ashtu ne qarkullim janë edhe tre viroza gripale qe me se shumti kane prekur fëmijët. Infeksionet e rrugëve te frymëmarrjes sipas specialisteve, kërkojnë kujdes dhe mjekimin ne kohe nga specialistet. Ndërkohe gripi i nje viti, qe ne ketë periudhe ishte ne pikun e tij, shkaktoi jo vetëm komplikacione te renda, por dhe 16 viktima.