Report TV - Kuvend, deputetët të tejkalojnë qeverinë në propozimin e projektligjeve

2018-05-10 0

Pas pushimeve tre javore, deputetët do të rikthehen në punë në 15 janar. Ata do ta nisin punën me komisionet parlamentare, për të shlyer ?borxhet? e vitit të shkuar. Në procedurë të mbartura nga sesioni i shkuar janë 23 projektligje, nga të cilat 15 janë të propozuar nga deputetë, 7 nga Këshilli i Ministrave dhe vetëm një prej tyre është depozituar nga 20 mijë zgjedhës.
Angazhimi me reformën në drejtësi ka bërë që deputetët të tejkalojnë qeverinë në propozimin e projektligjeve. Gjatë këtij viti që sapo nisi, Kuvendi duhet të përpunojë këto projekte që vënë në zbatim reformës në drejtësisë , si drafti për policinë gjyqësore, për profesionin e avokatit, për edukimin ligjor të publikut, për provimin e shtetit për profesionin e juristit, për ekzekutimin e vendimeve penale, për noterinë, etj.

Në proces është edhe një draft i propozuar nga ish ministri i brendshëm, Saimir Tahiri, aktualisht deputet i thjeshtë, i cili kërkon ashpërsim të Kodit Penal në 6 nene: kryesisht për shkelje të rënda të rregullave të qarkullimit rrugor, dhunimin e kafshëve dhe trafikimin e narkotikëve.