http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një tërmet i fuqishëm ka shkundur Veriun e Shqipërisë. Epiqendra ka qenë 12 kilometra ne verilindje të Vermoshit. Lëkundjet janë ndier më së shumti në Veri të vendit e shumë më pak në kryeqytet.
Në qytetet ku është ndier më së shumti lëkundja, në Kukës e Shkodër nuk raportohen dëme në njerëz apo materiale, pasi tërmeti ka qenë më i fortë në zona pak të populluara.
Specialistet e Institutit te Gjeoshekncave shpjegojnë se goditjet kane vazhduar, por me intensitet te ulet dhe ato nuk përbejnë rrezik.