Dy djemtë e Azem Hajdarit janë arrestuar nga policia, pasi akuzohen për dhunë të ushtruar ndaj një personi. Kirjald Hajdari, 32 vjeç, dhe Azem Hajdari, 19 vjeç, janë ndaluar në pikën kufitare të Muriqanit, më 2 janar 2018, pasi mbi ta rëndon akuza e "Plagosje e lehtë me dashje'.
Dy vëllezërit Hajdari u ndaluan për ngjarjen e ndodhur më 27 dhjetor të 2017, ku te 'Varrezat e Dëshmorëve', në kryeqytet, kishin rrahur shtetasin Mikel Eduart Margjeka.
Ndërkohë, pas konsultimit me Prokurorinë dhe kryerjes së veprimeve procedurale, djemtë e Azem Hajdarit janë lënë në gjendje të lirë. Report Tv mësoi se ka qenë një konflikt i çastit mes dy vëllezërve Hajdari dhe shtetasit Margjeka, që ka çuar në dhunimin e këtij të fundit.