Reshjet e dëborës të rëna gjatë mbrëmjes kanë përfshirë edhe zonat malore në Librazhd duke sjellë anomali në aksin drejt Peshkopisë si dhe Përrenjas ?Qafë Thanë.
Sipas shefit të zyrës së emergjencave pranë prefekturës Elbasan, Mustafa Arapi sasia e borës ka shkuar në 35 cm në qendrën administrative të Stëblevës duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve në drejtim të Peshkopisë ndërsa ne aksin e Qafë Thanës policia ka kërkuar përdorimin e zinxhirëve.
Sipas shefit zyrës emergjencave firmat mirëmbajtëse të rrugëve kanë ndërhyrë për zhbllokimin e rrugëve me mjete të rënda dhe kripë. Deri tani nuk ka asnjë bllokim të rrugëve nacionale.