Report TV - Elbasan, dëbora arrin deri në 30 cm, problematik aksi Lunik-Stebleve në Librazhd

2018-05-10 0

Reshjet e dendura të dëborës gjatë natës kanë mbuluar edhe fshatrat malore të Librazhdit, Gramshit dhe Elbasanit. Trashësia e dëborës shkon nga 10 deri ne 30 cm. Disa segmente të rrugëve rurale paraqesin vështirësi për momentin edhe pse reshjet janë ndërprerë.

Situatë më problematike raportohet në aksin Lunik- Stëblevë në Bashkine Librazhd. Aksi kombëtar Përrenjas- Qafë Thanë është i kalueshëm. Gjatë natës trashësia e dëborës arriti 20 cm. U punua për hapjen e rrugës, është hedhur kripë dhe skorje për të evituar rrezikun nga ngricat.