Dite e Re - “Mbreti i Triestes”, shqiptari që është shpallur 4 herë kampion i Mauy Thai në Itali

2018-05-10 6

Subscribe në Ora Neës këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ervis Bici njihet si ?Mbret i Triestes? në Itali, pseudonimin të cilin ia kanë vendosur vetë italianët.

Ai ka emigruar në Itali në vitin 1997 me gomone ndërsa sot është kampion i sportit tajlandez ?Muay Thai?.

I ftuar në emisionin ?Ditë e Re? transmetuar në Ora News, Bici tregoi sesi arriti që të shpallet katër herë Kampion Italie në Mauy Thai.

Ai e ka nisur këtë sport në një ndeshje në rrugë në Brescia shumë rastësisht për tu bërë sot kampion.

Ervis Bici: ?Jam marrë gjithmonë me sport. Kam bërë palestër, fitness dhe not. Vetëm 3 vite kam filluar sportin Mauy Thai duke parë video. Një shoku im shumë rastësisht më tha që po zhvillohej një ndeshje në rrugë. Shkova së bashku em bashkëshorten.

Ishte një italian që po i mundte të gjithë dhe bashkëshortja ime më tha që të futesha në ndeshja dhe ta mundja. Vesha dorezat, isha pak nervoz dhe futem pa i pyetur në kafaz. Por më thanë që duhet të ndeshesha me dikë tjetër. Mund të parin dhe erdhi rradha për të mundur ?gangsterin?.

Ishte shumë i fortë. Në raundin e parë më thyen kockën e fytyrës me gju. E ndjej që mora goditje të fortë, por e sulmova dhe ai bie në gjendje të fikti në tokë. Fitova por të dy përfunduam në spital.?

Emigranti shqiptar që në ndeshjen e parë amatore që ka zhvilluar është shpallur kampion dhe më pas është ndeshur si profesionist.

Për më shumë lexoni në:

http://www.oranews.tv/article/mbreti-i-triestes-shqiptari-qe-eshte-shpallur-4-here-kampion-i-mauy-thai-ne-itali

Easy Viral Banner Traffic