Report TV - Reshjet e dëborës krijojnë vështirësi për lëvizjen e automjeteve në Korçë

2018-05-10 0

i gjithë qarku i Korçës u mbulua nga bora. Reshjet intensive kanë bërë që trashësia e borës të arrijë deri 25 cm në fshatin turistik të Dardhës dhe në qafën e Qarrit. Në segmentin Qafë Thanë-Kapshticë bora arrin 8-10 cm. Akset Korçë-Dardhë, Korçë-Voskopojë, Korçë -Ersekë janë të kalueshme me zinxhirë, ndërsa në aksi Qafë Thanë-Kapshticë është pjesërisht i kalueshëm me zinxhirë.

Reshjet e dendura të dëborës gjatë natës kanë mbuluar edhe fshatrat malore të Librazhdit, Gramshit dhe Elbasanit. Trashësia e dëborës shkon nga 10 deri ne 30 cm. Disa segmente të rrugëve rurale paraqesin vështirësi për momentin edhe pse reshjet janë ndërprerë.