Jo vetëm mandati i deputetëve Rakipi dhe Rehovica, por edhe si kryebashkiakut të Pogradecit, Eduard Kapri do të shqyrtohet ditën e premte pas kërkesës së prokurorisë për informacion shtesë. Kapri sipas Europol-it është dëbuar nga Italia në vitin 1998. Por për çfarë akuzohet ai? Gazetarja e Report Tv, Esiona Konomi ka zbardhur vendimin e prokurorisë për Kaprin.
Kapri u thirr në prokurori të përgjithshme dhe u pyet për të dhënë shpjegime. Ai deklaroi se në 1995 ishte dënuar nga Gjermania për shkelje të rregullave të emigracionit dhe gjatë kthimit në 1998 u ndalua edhe në Itali ku po kalonte transit duke u dëbuar.
?Në vitin 1995 u dëbova nga Gjermania për shkelje rregullash emigracioni. Qëndrova ilegalisht deri në 1998, kur u ktheva nga Gjermania për Shqipëri duke kaluar nga Zvicra dhe Italia. Në Itali më ndaluan në anije më kontrolloi policia, nuk kisha vizë dhe dokumente prandaj edhe më dëbuan.