Shtyhet vendimi për dy deputetët Aqif Rakipi e Gledjon Rehovica - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-10 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur t?i kërkoje informacion shtese prokurorisë per deputetin e LSI Gledjon Rehovica dhe deputetin e PDIU Aqif Rakipi



Propozimi ka ardhur nga Gëzim Veleshnja, anëtari i KQZ i propozuar nga LSI per rastin e deputetit Rehovica dhe është mbështetur nga anëtaret e KQZ te propozuar nga PS, duke siguruar kështu kuorumin e nevojshëm prej 4 votash. I njëjti vendim është marre edhe per rastin e deputetit Aqif Rakipi. Nga ana e tyre, dy te zgjedhurit kane deklaruar se nuk janë subjekt i ligjit te dekriminalizimit.



Me kërkese te nënkryetarit te KQZ Denar Biba, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur ti kërkoje informacion shtese prokurorisë edhe per Eduard Kaprin kryetarin demokrat te Bashkisë se Pogradecit, pavarësisht se Prokuroria kishte arritur ne konkluzionin se nuk preket nga dekriminalizimi.



Ne 26 dhjetor Prokuroria dërgoi prane Komisionit Qendror te Zgjedhjeve nje material ku konstatohej se dy deputetet Gledojn Rehovica dhe Aqif Rakipi humbasin mandatin, pasi preken nga ligji i dekriminalizimit.



Në dokumentet që organi i akuzës i dërgoi KQZ saktësohej se deputeti Rakipi është raportuar per veprën penale te marrjes se mallrave te vjedhur ne Itali me emrin Skënder Ejylbegaj. Ndërsa deputeti i LSI-së, Rehovica, është raportuar po ne Itali per vepren e vjedhjes te dyqani me emrin Kusta Mina.

Free Traffic Exchange