Ale de Basseville pro legalizimit të kanabisit, paralajmëron katastrofë ekonomike. Replikon Spahiu

2018-05-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

?Utopia ekonomike! Nje Princ nxjerr shpatën!?Jarl Ale de Basseville mendon se modelin që implementoi gjyshi i tij në Monte Karlo mund ta realizojë me Libofshën në Shqipëri.

Në emisionin "360 Gradë" të Artur Zheji ai thotë se Shqipëria ka resurse të pafundme por nuk di të shesë.

Ai kapi dhe një herë temën e liberalizimit të kanabisit, pasi duke e taksuar thotë ai ka kontroll dhe sjell të ardhura.

Por deputeti Përparim Spahiu edhe pse ka mbështetur dekriminalizimin e kanabisit, thotë se me atë që ndodhi me kanabisin përgjatë dy viteve të fundit nuk duhet të hapet më ky debat.

Jarl Ale de Basseville sakaq paralajmëroi se bota po kërcënohet nga një katastrofë ekonomike që nis me 2018 dhe dhe nuk mbaron para 2024.

Jarl Ale de Basseville: Çfarë gjyshi im bëri me Monte Karlon dhe vende të tjera të lira është gjithmonë e mundur. Dy janë arsyet për ta bërë këtë në vendet e lindjes: Rrogat janë shumë të ulëta, njerëzit janë gati të punojnë, zhvillimi mund të jetë. Resurset janë fantastike, keni një agrikulturë të jashtëzakonshme dhe ujë pa fund. Agrikulturë pa pesticide, organike. Por ju nuk dini të shisni.

Zheji: Kryeministri jonë bën ekspozita me piktura gjithandej, si ka mundësi që nuk di të shesë?

Jarl Ale de Basseville: Jam pak konfuz, ai është një piktor që shet pikturat e tij kur vjen në Paris, flet për modën dhe dizenjimin kur ai vjen në Nju Jork, kështu që nuk e shikoj mënyrën reale si e shikon vendin e tij, në cilin këndvështrim.

Zheji: Ai ka bërë një jetë pariziane, ndoshta dhe mund të jeni takuar kur keni qenë më të rinj dhe nuk e dini. Kam përshtypjen që edhe ti më shumë jeton natën sesa ditën në Paris.

Jarl Ale de Basseville: Kam qenë shumë me fat të jetoja një jetë të mrekullueshme që nga '80 kur lindja ishte në komunizëm dhe të punoja me gjyshin tim në sistemin bankar. Nuk doja të isha i famshëm.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ale-de-basseville-pro-legalizimit-te-kanabisit-paralajmeron-katastrofe-ekonomike-replikon-spahiu

Free Traffic Exchange