Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Jarl Ale de Basseville shpalosi në emisionin "360 Gradë" të Artur Zhejit konceptin e tij në lidhje me Principatën e Libofshës, për Tregjet ekonomike botërore dhe përse ato e anashkalojnë Shqipërinë.
Për princin me origjinë vikinge dhe austro-hungareze, krijimi i Bankës së Zhvillimit të Shqipërisë, është akti i parë që duhet të bëjë Shqipëria për të dalë nga gjendja e vështirë ekonomike ku ndodhet.
Ai sheh si emergjente krijimin e zonave të lira ekonomike. Ndërkohë deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu, mungesën e progresit në ekonomi më shumë se tek modeli e sheh tek politikat e gabuara.
Por për Spahiun, pengesa më madhe është marrëdhënia e shqiptarëve me ligjin dhe pronat dhe për këtë ai solli një shembull nga Dibra sesi një fshat pranon që të derdhet uji në lumë dhe të mos furnizohet fshati tjetër 100 m poshtë tij.
Jarl Ale de Basseville: Së pari, kur kam qenë rreth e qark botës dhe kam bërë disa biznese në banka dhe tregun e bursës, stërgjyshi im ishte drejtues i BB dhe zotërojmë tre banka në Zvicër. Kam qenë gjatë gjithë kohës në stok-market. Gjithmonë kam kërkuar ta zhvilloj sistemin ekonomik dhe financiar në një periudhë të re. Kam luftuar nga 1989 për rënien e murit të Berlinit dhe gjyshi im gjithmonë ka thënë se në momentin që komunizmi bie, kapitalizmi është i vdekur. Ishte shumë e rëndësishme për ne për të krijuar një formë të re të financës. Jam rezident në Çeki dhe përpiqem të gjej në vendet e lindjes të gjitha këto mundësi sesi të sjell kapitalizimin që është një ide që ata nuk e dinë dhe shumë njerëz nuk e dinë. Për të krijuar një mundësi ekonomike dhe financiare për të zhvilluar vendin e tyre bazuar në resurset që kanë dhe resurset kanë ndryshuar goxha. Për të zhvilluar atë që ne e quajmë Banka e Zhvillimit të Shqipërisë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/princi-kerkon-model-te-ri-ekonomik-shqiperine-spahiu-ne-vuajme-nga-politikat