Pranga tre të rinjve në Kurbin - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-10 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

3 të rinj u arrestuan nga Policia e Laçit pasi qëlluan me kallashnikov natën e ndërrimit të viteve. Alban, Ernis dhe Arbër Lika qëlluan me armë zjarri në ajër në zonën e Sanxhakut në Laç aty ku dhe humbi jetën 16-vjecari Klejdi Gjeta.



Sipas bluve, ata lëviznin me një makinë së cilës i kishin hequr targat, ndërsa qëlluan në disa zona të Laçit, por edhe në vendin ku humbi jetën i riu.



Gjeta kur po hidhte fishekzjarrë në tarracën e shtëpisë, u godit nga një plumb qorr.



Burimet thanë se ende nuk mund të bëhet lidhja mes ngjarjeve, pasi ende nuk është gjetur arma kallashnikov, por dyshimet janë se të shtënat e të arrestuarve mund të kenë goditur aksidentalisht 16 vjecarin



Deri më tani Alban Lika, Ernis Lika dhe Arbër Lika akuzohen vetëm për prishje të qetësisë publike dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa nuk është përcaktuar nëse video e shpërndarë në rrjetet sociale u përket atyre.



Nga ana tjetër, policia ka sekuestruar makinën tip benz me të cilën lëviznin tre të rinjtë, ndërsa brenda saj gjetën dhe gëzhoja kallashnikovi.



Klejdi Gjeta u gjet i pajetë në tarracën e banesës nga prindërit e tij. Ndonëse u çua në spital, mjekët nuk kishin çfarë të bënin, pasi i riu kishte ndërruar jetë. Sipas ekspertizës mjekoligjore, shkak i vdekjes ishte një plumb automatiku i cili u gjet në kokën e të riut.

Free Traffic Exchange