Bullgaria merr presidencën e Bashkimit Europian - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-10 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Bullgaria ka marrë presidencën e radhës të Bashkimit Europian me moton ?te bashkuar jemi te forte? dhe nje nder 4 prioritetet e shpallura prej saj është edhe perspektiva europiane e Ballkanit Perëndimor.



?Kur flasim për një Europë të Bashkuar, nuk duhet të harrojmë se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë nevojë për një perspektivë të qartë europiane dhe lidhje ndërmjet tyre dhe vendeve anëtare. Ambicia e presidencës bullgare është që të krijojë një plan të qartë veprimi me secilin prej vendeve, pa krijuar shpresa jo realiste, por duke parashikuar hapa konkretë.?



Ministrja Liljana Pavlova ka paraqitur programin bullgar për këta gjashtë muaj, ku përveç Ballkanit Perëndimor, Bullgaria do te fokusohet edhe tek e ardhmja e europes dhe e të rinjve, tek siguria e stabiliteti, ekonomia.



Presidenca bullgare është shume e rëndësishme per Shqipërinë, pasi vendi yne pret hapjen e negociatave per anëtarësim.



Në Bruksel është hartuar një itinerar i qartë i vitit 2018 për Ballkanin Perëndimor. Në fillim të shkurtit Komisioni Evropian do të bëjë publike ?strategjinë e zgjerimit?, e cila nga Juncker është anoncuar si Strategji për anëtarësimin e Serbisë dhe Malit të Zi. Por kjo Strategji përfshinë të gjitha gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat gjenden në procesin e integrimit.



Jozyrtarisht thuhet se Komisioni në këtë dokument parashikon që Serbia dhe Mali i Zi të anëtarësohen në BE deri në vitin 2025, që Bosnja të ketë statusin e kandidatit deri në vitin 2019 dhe që të ?nxitet procesi i anëtarësimit? me Shqipërinë dhe Maqedoninë, nëse Tirana i realizon pesë reformat me prioritet, ndërsa Shkupi duhet zgjidhë problemin e emrit të vendit me Athinën. Ndërsa Kosova mund të shpresojë liberalizimin e vizave, nëse i plotëson kushtet.

Free Traffic Exchange