Hetimet për gomonen e kapur me drogë në Lece - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-10 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Mediat italiane kanë dhënë detaje të reja nga kapja e një gomoneje me 605 kg kanabis nga ana e Guardia Di Finanza mbrëmjen e 31 dhjetorit në afërsi të Brindisit.



Në pranga u vu një Italian 37 vjeçar dhe një person nga Vlora 54 vjeç.



Ata akuzohen për trafik ndërkombëtar droge, ndërsa gomonia u pikas nga njësitë e kufirit të Guardia di Finanza.



Autoritetet italiane thirren në ndihmë edhe forcat e operacionit ?Triton 2017? të agjencisë ?Frontex?.



Gomonia 6 metra e gjatë kishte motorë të fuqishëm, pasi pavarësisht ngarkesës lëvizte me shpejtësi. Sipas policisë pas ndalimit në bord u gjetën 41 pako të mbushura me kanabis me peshë totale 605 kg vlera të cilës arrinte në 6 milionë euro.



Vetëm përgjatë vitit 2017 ne brigjet Italiane janë sekuestruar 36 ton kanabis të nisura nga Shqipëria. Ne pranga kane përfunduar 52 skafistë dhe 26 persona të tjerë bashkëpunëtorë.

Free Traffic Exchange