Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Lutjet në kishë apo xhami nuk mund të zgjidhin varfërinë, por mund të lehtësojnë shpirtrat që ende janë pa shpresë. Në fakt ky është vetëm një mision që kanë objektet e kultit, më të rëndësishëm mision ata kanë të jenë pranë tyre përmes organizatave apo vetë duke vepruar në mënyrë institucionale.
Imzot George Frendo drejton aktualisht Kishën katolike në Shqipëri. U bënë 20 vjet nga vizita e parë në vendin tonë, dhe kur gjendjen e krahason me sot ka këtë përgjigje.
"Shqipëria sigurisht ka bërë shumë hapa përpara, më kujtohet kur erdha për një vizitë në '93. Kur jam kthyer në vendin tim ka thënë që në Shqipëri nuk mund ti thuash një personi të pasur ndihmoje fqinjin që është i varfër sepse nuk ka të pasur, në atë kohë të pasurit ishin shumë pak. Sot nuk është ashtu, shumë njerëz janë pasuruar por ka edhe një pjesë të popullësisë që ishin të varfër dhe janë bërë më të varfër sepse jeta vazhdon të bëhet më e shtrenjtë".
Kisha katolike vepron përmes ogranizatës humanitare Karitas për të identifikuar familjet në nevojë dhe për të siguruar atyre nevojat më bazike.
"Përmes organizmave tona, në Tiranë kemi Karitasin kombëtar, kemi edhe lokale.Karitasi për Dioqezën tonë të Tiranës dhe Durrësit që ndihmon shumë njerëz në nevojë në shumë mënyra. Duke pasur parasysh të ardhmen e Shqipërisë ndihmojmë shumë studentë që janë të varfër, kanë aftësi për të vazhduar studimet por u mungojnë mjetet financiare. Ne jemi të bindur se edukimi është një prioritet për Shqipërinë, kur edukojmë fëmijët po hapim rrugën për një Shqipëri më të mirë, më të fortë dhe më të drejtë".
Ndërsa Komuniteti Mysliman në Shqipëri vepron përmes xhamive. Drejtori i komunikimit Agron Hoxha thotë se thirrjet e para SOS i merr përmes 700 xhamive dhe imamëve të tyre. Ndërsa në KMSH KA një zyrë të posaçme burimesh njerëzore të angazhuar vetëm për të ndihmuar njerëzit në nevojë, besimtarë ose jo.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kishat-dhe-xhamiat-ne-lufte-me-varferine